Celet ekspozita "Mbroj Mjedisin"
Klubet Mjedisore te 10 shkollave 9-vjecare te Qarkut te Korces, celin ekspoziten “Mbroj Mjedisin”, ne sallen e takimeve ne Drejtorine Arsimore te Rajonit te Korces.
Ky aktivitet ndergjegjesues dhe pajisjet per laboratoret ekologjike te 10 shkollave ne Rajon, u financuan nga Komisioni European ne kuader te projektit nderkufitar Shqiperi – Maqedoni,
“Praktika Inovative per mbrojtjen e mjedisit”. Organizata per Menaxhimin e Destinacionit eshte lider i projektit per Shqiperine dhe zbaton kete projekt ne partneritet me organizaten COSV, ne Maqedoni. Kohezgjatja e projektit: 18 Muaj, Mars 2014 – Gusht 2015.
Objektivi i Pergjithshemi projektit eshte te mbeshtese menaxhimin e qendrueshem te mjedisor te burimeve natyrore ne zonen e Liqenit te Prespes dhe Rajonin e Korces dhe Objektivi Specifik, te mbeshtese praktika pilot per permiresimin e cilesise dhe perpunimit te ujit ne zonen e Liqenit te Prespes dhe Rajonit te Korces.
Aktivitetet kryesore te mbeshtetura nga ky projekt jane:
1) Zbatimi i teknikave inovative dhe te qendrueshme nepermjet nje sistemi natyral per grumbullimin dhe trajtimin e ujerave te zeza ne fshatrat Grncari/Podmocani dhe Gorica.
2) Aktivitete mbeshtetese per zhvillim te qendrueshem te bujqesise dhe perdorimi racional i pesticideve dhe pleherave per te reduktuar ndikimin e praktikave bujqesore ne ekosistemin e Basenit te Liqenit te Prespes.
3) Zbatimi i trajnimeve, aktiviteteve edukuese dhe promovimi i fushatave ndergjegjesuese ne lidhje me ceshtjet mjedisore.
Nepermjet ketij projekti, u mbeshtet krijimi i Klubeve dhe Laboratoreve Mjedisore ne 10 shkolla 9-vjecare ne Rajonin e Korces, trajnime per mesuesit dhe nxenesit, materiale informuese dhe aktivitete ndergjegjesuese per mbrojtjen e mjedisit.
Per me teper informacion dhe foto, na ndiqni ne faqen tone ne Facebook "Mbroj Mjedisin"